Çiftelia shqiptare
Lahuta ‘iku’, Irani fut çiftelinë në UNESCO. Ministria e Kulturës në Shqipëri:
Largohet nga realiteti merret me fantazi.
Na ngushëllojnë se nuk duhet me u mërzitë……
Sipas ministrisë së kulturës:
Ekzistojnë dhe ngjashmëritë……
Irani, çiftelinë e ka regjistruar si dotar…..
Jam i zhgënjyer me ju si shqiptar.
Regjistrimi në Unesco nga Irani,
i një instrumenti muzikor që njihet si dotar!??
Na paska ngjashmëri me çiftelinë.
Çfar bën ministria e kulturës?
E ka ngritur shqetësimin për Shqipërinë.
Sa të papritura që paska jeta……
Regjistrimi i xhubletes shqiptare në Unesco
Një fitore që e feston shqiptaria.
Fitoi xhubleta dhe humbi çiftelia…..
Pas lahutës humbim çiftelinë,
Ju të ministrisë nuk e prishni terezinë!
Ne jemi komb i bekuar nga zoti.
Të tjerët gjithmonë na kanë vjedhur.
Na kanë coptuar copa copa
E kam një pyetje për evropen:
Ta degjojë e gjithë bota.
A mund te coptohet drita?
Unë Ded Nikoll Luca me çifteli
I kendoj stërgjyshit tim Kolec Nika.
Stërgjyshi Kolec pajtonte gjaqet në malsi.
Si mjek popullor me bimë mjeksore,
shëronte sëmundjet e trupit
Ty moj evropë e djallëzuar,
Je bëre sinonim i turpit!
Sëmundjet në shpirtin tënd i ke shtuar.
Çiftelia është instrument popullor i mbarë shqiptarisë.
Asnjëherë nuk na ka munguar.
Unë Ded Nikoll Luca
i kendoj stërgjyshit Kolec Nika
ÇIFTELIA ËSHTË INSTRUMENT SHQIPTAR.
Zotin dhe vetëm Zotin kemi dëshmitar.