Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritEli Zeneli-VALLËZOJ NË ËNDËRR

Eli Zeneli-VALLËZOJ NË ËNDËRR

VALLËZOJ NË ËNDËRR

Me ty dua të vallëzoj
Me ëndrrën e bukur të dashurisë
Valsin e lumturisë dhe melodine e shpirtit
Që vetëm unë e ti e dimë

Në ëndërr dua të flas me retë
Të sjellin shi dhe stuhitë
t`i ndalojnë
Nga toka dhe nga ëndrra e jonë

Me ty dua të buzëqesh
Kur mbrëmjet skanë hënë Dashurinë e ruaj vetëm për ty Si vargu që ska kurrë fund

Edhe ditën e mendoj ëndrrën
Sa vallëzim të bukur mbrëmë bëmë
Për dashurinë tonë veç yjet dinë
Kur na panë të bashkuar në përqafim


Sa e bukur ishte ëndrra mbrëmë
Kështu do të doja çdo natë të ëndërroja
Ndoshta fluturoj bashkë me pulëbardha
Sa uroj që mos të jenë kurrë përralla.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT