Dy vëllezërit ushtar.
Të rinjtë e sotëm shqiptar
Shteti nuk i merr si ushtar
Se jemi në Nato, dhe mbrohemi prej saj…
…
Kjo është një histori në vete!
Kam kujtimin me vëllaun Rrok
Që 60 vjeç, u nda prej kësaj jete.
Gjithmonë o vëlla do më mungosh.
Rroku ishte kufitar në Vermosh
Ndersa unë telegrafist ne Laç.
Mora leje nga komanda
erdha në Milot.
Bëri një mrekulli i madhi Zot.
Edhe Rroku erdhi me leje nga Vermoshi.
Festuam familjarisht tek shtëpia në
Milot.
Koha sa shumë shpejt kalojë.
Dy vëllezërit ushtar, fati i bashkojë.
Rrinim bisedonim, çmalleshim me njëri tjetrin.
Ishim ushtarët e popullit, dhe mbronim shtetin.
Shteti kishte në
zemër diktaturën.
Me armiqë të brendshëm ekzagjerohet
Dikush mund të dërgonte anonim një letër
Xhelati kishte frikë xhelatin tjetër…
..
Sot mbron kufirin, nesër mund të burgosin.
Për fiksimin mendor të diktaturës
Janë interrnuar familje te panumërta
Rroku me kritikojë vëllazërisht
Kritikën e prita sinqerisht.
Mos i beso askujt o vëllau Ded
Në shpirtin e diktatorit, mbretëron dhuna.
Mos harro o Ded
Të tjerët nuk janë si ti,
shumica janë spiuna.