Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritGëzim Ajgeraj-FLOKËGËSHTENJA

Gëzim Ajgeraj-FLOKËGËSHTENJA

FLOKËGËSHTENJA

Prapa perdes si një kukull
Çel gërshetin palë – palë
Tej dritares ai zë i ëmbël
Që mbëlton e të ndezë zjarr


Në mes këngës nxjerr kujtimin
Shpalos flokun një nga një
Tek i jep shenjë atij trimit
Poshtë dritares vend nuk zë


E me flokun palë – palë
Era fijet ia trazon
S’është erë po dorë e saj
Atë më trimin tek lajmëron


Floku i saj nuk gjen qetësi
Brenda gishtave e përthekon
S’është gërshetë as flokëdredhi
Shenjat trimin tek lajmërojnë


Dielli ikën në qetësi
Bashkë me këngën perëndon
Ora e trimit tash po vjen
Flokëgështenjën ta ledhaton

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT