Dashuri e quajnë
Mos pyet veten o njeri,
përse ndihesh lumturuar,
horizontit ngjyra sheh
edhe botën pikturuar.
Mos pyet veten i habitur,
ç’farë po ndodh me qënien tënde,
ke rënë “brënda” sigurisht,
me trup, shpirt, zemër e mëndje.
Mos u trëmb nga ato fluturat,
që stomakut udhëtojnë
dhe kur ëndrrat mysafire,
ne çdo natë të vizitojnë.
Dashuri e quajnë ndjenjën,
mos ki turp, thjesht pranoje,
se është bukur kur të ndodh,
harro ç’dije dhe…jetoje.