NDIZEN DRITAT E SEMAFORIT
Ndizet kuq, i them shpirti: kalo!
Ndizet verdhë, mos prit, i them!
Ndizet blertë, them, kalo anash
ku rruga të pret,
jo tek i pari sinjal blerimi pa jetë!
Ndizet papritmas kuq prapë,
I them sërish shpirtit, kalo sigurt,
Mos prit asnjë moment!