E mendoja ndryshe.
Diellin e takova sapo kam ardh në jetë
Më pas edhe Hënën, të tret bëmë ujdi
Gjersa pinim kafe në një natë të qetë
Marrëveshtjen e bëmë unë dhe ata dy.
Unë, Dielli dhe Hëna të kapur për dore
Se do zgjoheshim bashkë në çda agim
Nxënësa fillorista në bankat shkollore
Gëzimi dhe hareja të mos ken mbarim.
Fantazitë e mia të mos shterrin kurrë
Nënë dhe baba gjithnjë t’i kam pranë
Të mbetem fëmi, të mos bëhem burrë
Të fluturoi në ëndërr, të arrijë në hënë.
Por sot gjërat sa shumë kan ndryshuar
Nga përballje në jetë trupi i rraskapitur
Ato ëndërra të bukura tani janë vjetruar
Sy shumë t’përgjumur, kandila t’venitur.
Kalova dekada të kësaj jete t’shtrenjtë
Vonë e kuptova, jeta është veç dallgë
Nga stuhi ngritët e kalon shumë shpejt
Fillimisht të duket se fundi është larg
Po e shoh shumë mirë se kjo qe gabim
U thye marrëveshja që e bëmë n’fillim
Dielli dhe Hëna t’shëndrisin n’vazhdim
E unë me shpirtin pushojmë në amshim