Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-Qirinjtë e heshtur

Ana Petani-Qirinjtë e heshtur

Qirinjtë e heshtur


Sot dhimbja s’po na lë të të urojmë
Dhe ti e ndien në tëndin shpirt
Fjalën ta thamë dhe dukej krejt bosh
Ç’të themi për tonin Nik
Ti rrofsh sa Zoti ta ka shkruar
Dhe pse 101 vendin tënd ti ke
Sërish tek ty e mbajnë frymën kur vijnë
E prapë të duam në qoshe
Ndaj hatri mos të të ngelet i dashur gjysh
Që sot qirinjtë të heshtur qëndrojnë
Se dhimbja është më e madhe
E rëndon akoma si bombë
E dim që dhimbja të vret ngadalë
Të bluan si molë tëndin trupë
Të duket sikur je mënjanë
Se nuk dallon as djalë as çupë
E prapë ti thua paç uratën
Se ke në shpirt veç mirësi
Jo jo njëherë s’u ankove
E thua, jam pleqëri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT