EDHE UNË SOT I PASHË
Kur pashë përkrenaren,
Mu dok se të pashë Ty
Kur pashë shpatën tënde
mu kujtua e shtrenjta liri
Dikur, sikur sot
Ti ke qenë dhe mbetesh Kastriot
Si ti njeri mbi tokë s’ka le
Roje na bën emir yt Skenderbe
Më duket të shoh
si mbledh princat në Kuvend
I thërret trojet e pushtuara
Të gjitha me rend
Ngrite pelerinën tënde
Le të jetë Shqipëri
Cdo cepë I tokës amnore
Që dikur quhej Arbëri
Mandej mbledhi thuprat bashkë
Thuaju burrave nga cdo skaj
Kur bashkohemi ne si këto thuprra
Ska asgjë ma të na ndajë