Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritLulëzime Malaj-Mbi pirgun e rrënojave…

Lulëzime Malaj-Mbi pirgun e rrënojave…

Mbi pirgun e rrënojave…

Mbi pirgun e rrënojave, si statujë,
Një vajzë e vogël kishte ngrirë,
Në dorë mbante një këpucë,
Ish e nënës së saj, fat nxirë.


Në sytë e kaltër i buronin lotë,
Si në dy currila të pastër burimi,
Dhe buza e poshtme i vibronte,
Si firzamonikë nga trishtimi

.
Po ku te gjeti ty kjo dramë, o engjëll,
Që s’mundi nëna jote t’i përvidhej?!…
Prej ngashërimit dridhej këpuca,
Dhe i gjithë trupi i dridhej!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT