Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-MIRËMËNGJESI DARDANI

Mentor Thaqi-MIRËMËNGJESI DARDANI

Tungjatë jeta oj Nusja e Ilirikut
E veshur sot n’kaltërsi qielli,
Ke shtrua tërvezen në nderim t’mikut
Dhuron bekim me rreze Dielli


Mirëmëngjesi o zonjë fisnike
Lartë e mbanë Nderin Kombëtar,
Vulë iu dhe Hartave Antike,
Të Mbret Priamit Legjendar


Mirëmëngjesi Lapidarëve
Juve Pishtarëve të Dinjitetit,
Mirëmëngjesi miqtë e shqiptarëve,
Nderim për ndihmën në bërje t’Shtetit


Ju falemnderit për sakrificën
Juve që Lirisë i dhatë frymim,
Të përjetshme e gëzofsh rritën
Dardani o Truall Sublim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT