Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa-HIQMANI ATE TRA

Imer Hysa-HIQMANI ATE TRA

HIQMANI ATE TRA

Ju që mbani spaleta të rënda në sup
Dhe karta të mbushura krediti në xhep,
Ju që kudo veni u shtrohen tapet i kuq
E me tinguj bande ju presin në çdo vend,


Ju që lëvizni me eskortë të madhe me vete
Për tu ruajtur kur ecni dhe fleni në shtrat,
Më lini të sjell këtu zërin tim të zemrës si gur kështjelle
Për ta mbajtur gjallë vëllazërinë zemërbardhë.


Ju që rrini fshehur pas perdeve në makinë
Që kaloni semaforët mes vështrime kalimtarësh,
Më lejoni të ndjehem këtu vëlla me lumturinë
Me mirënjohjen që më jep kjo zemër bujare.


Kur të vij këtu dua të ndjehem si biri te nëna
Rrugën ta kem të lirë si hapësirë e qiellit,
Hiqeni atë tra mbi shqiponjën me dy krena
Te kalojë lirshem dashuria, vallja, kënga e
rrezja e diellit.


Se dua me vargun tim të nesërmen më të bukur ta prek
Me vargje dua të sjell këtu mirënjohje,
Dua të vij lirshëm e ti dhuroj fjalët si buqetë
Dhe trupin ta shoh harlisur mes botës mizore .

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT