Gjyqtari Lee Mason, i cili drejtonte ndeshjen në mes Brentfordit dhe Arsenalit më 11 shkurt, është larguar nga grupi i gjyqtarëve PGMOL.
Kjo, pasi shkaku i një gabimi të tij, Arsenali i kushtoi me humbjen e dy pikëve, pasi ka harruar të kontrollonte pozicionimin e lojtarit të Brentfordit, Christian Norgaard.
Largimi i Mason u bë me pëlqim të ndërsjellë, ndërsa nga PMGOL, gabimi u përshkrua si “gabim njerëzor”.
Mason ka arbitruar mbi 500 ndeshje, ndërsa kjo ishte hera e dytë që Mason qortohej për veprimet e tij si zyrtar i VAR-it këtë sezon.
Gabimi i parë u bë kur ai ia anuloi një gol Newcastle kundër Crystal Palace në shtator të vitit të kaluar.