Llavë shpërthim
S’di kush ndezi zjarrin përcëllim
Di që prushi kuqonte, s’shuhej,
digjej si magma nga llavët në shpërthim
S’shihej as hi, as tym të mjegullohej.
Edhe pse i ftohti akullzonte përreth
Gjuhëzët e flakës gërshetoheshin epshëm
Zjarri shtohej, lartohej deri në qiell
Të matej donte me të artin diell.