Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritSHPIRTI ENGJËLLOR-Celeste Ozuni

SHPIRTI ENGJËLLOR-Celeste Ozuni

-SHPIRTI ENGJËLLOR..

Një shpirt engjëllor,
një ëndërr shikoi,
Në qiell fluturoi,
Iku, dete, male kaloi,
oqeane, me radhë,
fusha, lumenj të bardhë.


Në një vend përrallor.
plot bukuri qëndroi…
Mes lulesh ngjyra, ngjyra,
aty… Zotin Takoi….
dhe fort e përqafoi…


O shpirt engjëllor,
Bisedove me zotin…
nxito sa më parë,
nuk ka kohë tani…
Zoti të dha një porosi!
Një shishe me lëngun,
Që bën çudi…


Nxito, të tha, hidhe në ujë,
Mos të ndizet në duar,
Se jetë ke për të shpëtuar…
Në ankth, në ëndërr..
fluturove në dete e oqeane,
shishen me çudibërës hodhe,
Një zjarr të madh formove,
Shumë shpirtra çlirove…


Kur flaka u shua,
Nga gjumi u zgjova.
Mamin te dera përqafova…
Pa pritur u befasova.
Në sy i pashë një lot të ngrirë.
O mama çfarë të ka ngjarë?…
Mami më shtrëngoi ne gjoks,
Trupi i saj ishte ftohur krejt…
Filloi të tregojë e drithëruar,
Ngjarjen, se për fije të perit,
Se si jetën kishte shpëtuar..

Në errësirën, pa gdhirë,
Ora pesë e mëngjesit,
Te klubi i Shoferit,
Me sytë e përgjumësh,
Një djalë te ri para e mori,
Në kanal përfundoi.
I riu u varros.
40-veta gërvishtje pësuan.
për ju fëmijë kam shpëtuar…
Ëndrrën e mamit i tregova,
Engjëll u bëra, jetën shpëtova.
Zoti më ndihmoj,
Mamaja më përqafoi,
Në gjoks fort me shtrëngoi…


Kjo është më se e vërtetë,
takimi i vajzës
në ëndërr me zotin.
Jetën i shpëtoi..
Është një vend,
ku makinat kalojnë,
Tragjedi të reja krijojnë
Se ushtarë të huaj,
të gjallë janë varrosur,
Shpirtrat janë gjallë,
Sepse kanë vdekur,
fëmijët pa i parë…
Shpirtrat rëndohen,
Nga koha e kaluar,
trupa njerëzish marrin,
për t’u lehtësuar..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT