Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-TË KAM THËNË

Valbona Kolaveri-TË KAM THËNË

TË KAM THËNË

Të kam thënë
Se jam si guri
Gur në dhembjen time


Të akullt e kam dukjen
Prerje e tërthortë
Plan ndjenjash të padukshme


Zemrën shkërmoqur
Kreshpash,
Kohësh zemërake


Gur thërmuar
Në heshtjet e çekanta
Që godasin mbi kry
Papushim
Vetmish morthë


Shpirtin,
Lot muzgjesh
E netësh hijerënda
Ku s’më sheh askush


Transformimesh
Pa takt


Ku mëndjen e kam rrëzuar
Në mijra kënde
Zemre
Sysh që fshehin shpirt


Thyerje rrezesh
Të arta dashnish
Të shoh bukur
Edhe kur jeta më dhemb.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT