LULJA E SHENJTË
Mbi furtunat! s’të përkulën!
S’ule krye, as fletë!
Sipër shkëmbit, mbete lule,
E Kombit t’im përjetë.
Breza burrash- frymëzuar!
Betuar, gjith me be…
Betim trimash, i dëshmuar,
Për ty- për ty Atdhe!
Lart mbi shtizë të obeliskut
Shpalose, ti krenare,
Simbol i racës së çelikut…
Në trevat shqipëtare!
S’ule krye, as trup, as fletë!
Në shqota e beteja!
Nga hiri… si Feniks, vërtetë,
Përflakur, si rrufeja!
Ti princeshë e vazhdimsisë
Në çdo gurë kalaje!
Dhe fletë e parë e historisë
Së Shqipëris madhe.