Friday, March 29, 2024
BallinaSportTen Hag i premton tifozëve “sukses”: Do i rikthejmë klubit “shkëlqimin” e...

Ten Hag i premton tifozëve “sukses”: Do i rikthejmë klubit “shkëlqimin” e dikurshëm

Manchester United arriti të fitonte lehtësisht në finalen e “EFL Cup”, ku ndaj “bardhezinjve” të Newcastle siguroi triumfin me rezultatin e pastër 2 me 0, falë golave të brazilianit Casemiro dhe anësorit të sulmit, Marcus Rashford.

Tepër i lumtur për këtë arritje ishte dhe tekniku hollandez i “djajve të kuq”, Erik ten Hag, i cili pas fitores iu drejtua tifozëve të United, me një letër të hapur, ku i premtoi haptazi atyre ringritjen e klubit në majat më të larta të futbollit, ashtu siç “djajtë” kanë qenë dikur.

Kur mbërrita në klub, folëm për sfidën dhe rëndësinë e bashkimit të këtij grupi lojtarësh me tifozët tanë fantastikë.

Më beso, ky ekip e di saktësisht se sa i rëndësishëm je. Lidhja mes tifozëve dhe skuadrës është aty për ta parë të gjithë dhe ajo që përjetuam së bashku dje vetëm do ta forcojë më tej këtë lidhje.

Atmosfera që krijuat në Wembley ishte e pabesueshme. Nga minuta e parë deri në të fundit ju keni qenë me ne, duke udhëhequr ekipin, duke i mbështetur dhe inkurajuar ata të kalojnë vijën e finishit për të rikthyer trofeun në Manchester.

Ne do t’i rikthehemi punës sot, tani duke u fokusuar në përgatitjen për t’u përballur me West Ham në FA Cup të mërkurën mbrëma.

Nuk do të ketë asnjë vetëkënaqësi në dëshirën tonë për ta rikthyer këtë klub atje ku duam të jemi. /i.m /abcnews.al 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT