Monday, April 21, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poezish nga poeti arbëresh Mario Bellizzi

Cikël poezish nga poeti arbëresh Mario Bellizzi

Muzës

Nata preku gjoksin e diellit
nga sipërfaqja e detit
Pëllumbat e bardhë fluturuan pa siklet
rrëshqitën midis xhevahirët të pyjeve …


… Kështu filloi bota.
Pastaj erdhi pranvera
e mbarsur me aromën
e mishit të një foshnje


djepi i yjeve, zërin,
ngjyrat, çatitë e gjitonisë, trupi yt si ikonë …
në pafundësi
Sa zemra të ka ënda…

RE MBI ARAT

Vete tue ecur nëpër udhë hiri
të rrethuara me gjëmba trendafilash
prej hekuri
atje rrëmbehen


leshi i shabanëve pa delarë
buzë të varfëra dhe retë mbi arat.
Kallinjtë shkoqen
si muret e gjitonisë.
Ty shikon me sy jehonash
Burimet.

BALLKAN I ËMBËL DHE I ZEMËRUAR

Këtu sollën të gjithë bronzin e Tokës
për t’u dhënë trup statujave -shtatoreve(nuk ka rëndësi më këmbë ose mbi kalë).
Çdo statujë shtatore vlen një qind luftëra dhe pak paqe.
Ndërsa në Hapësirën-Kohë në Shkup,


heronjtë Filipi (i Ati) dhe Leka i Madh (i biri) me shokë më shikojnë duke rrudhur hundët.
Muzat bisedojnë me ftohtësi aristokratike në të dyja anët e urave,
nënat të ulura në rreth në skajet e burimeve ushqejnë me gji dhe djersijnë bakër. Vetëm udhëheqësi Skanderbeu i pafan


rri i gozhduar si vigjilent rojë përpara një banke gjermane
(kërkon bashkëpunim dhe solidaritet kundër revizionizmit të historisë bashkëkohore).


Leka i kërkoi Lisipit të gdhendte statuja për të zbukuruar qytetin e muzave
(më vonë u zhduk nga pushtuesit romakë më 146 p. K.)
Sot njëlloj donin të bënin Qeveritarët e rinj!
Unë vëzhgoj nga këtu Ballkanin tim, i ëmbël dhe i zemëruar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT