Tuesday, May 21, 2024
BallinaVitrina e libritDr. Naila Hina, Pakistan- RËNIA E NJË PEME

Dr. Naila Hina, Pakistan- RËNIA E NJË PEME

Kur një pemë rrëzohet në pyll
A bën vallë ndonjë zhurmë?

Nëse askush nuk e dëgjon
Do të thotë se heshtja mbizotëron?

Apo i gjithë pylli ndoshta mbart
Thirrjet e kësaj peme të rënë

Përmes rrënjësh ajo zhvendoset
Deri në palcën e tokës

Dhe pastaj përmes gjethesh
në të gjithë atmosferën

Për vdekjen e një peme, lot
derdh, edhe universi vetë.

Hëna mungon, fshihet në re
Yjet qiellit ndihmë i kërkojnë

Kafshët mblidhen dhe përreth
pemës së rënë seç kuvendojnë

Gjithkush shqetësohet për të
Përveç nesh, qenieve njerëzore!

Përktheu në shqip: IRMA KURTI

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT