Eh… Jo !
A mundesh ti o ëndërr ..
Të më përkundësh me ninullat jet..
Të mos më fanitesh në gjumë të natës …
Me ankth ma kalon ditën krejt .
.
Ëndërr je ti ,komshia ime në vajzëri …
Përse sot përpara mu shfaqe …
Çfare mesazhi më përcjelll …
Nga ajo botë ,ku shpirti eshtë rehatuar në paqe…
Çfarë ndodhi sot në ëndërrat e mia …
Ecja gëzuar në rrugët me kalldrëm ..
I rashë portës tënde me sa fuqi kisha …
Aishe do vi sot me ty më bej vend …
Ëndërr mu fanite si në kohët e lashta …
Në atë rrugicen e kopshit tënd …
Mu shfaq kacurrelat e tua me dy krafica anash …
Buzëqeshja jote kur më prisje si përherë plot mall …
E moj ëndërra ime që mallin ta shuan …
Me buzqeshjen ,qetësinë tënde më largove …
Këtë herë ti nuk do vish te unë…
Si shtojzavalle u ktheve , ike furtunë…
E unë mërzitur po ecja kuturu …
Në asfaltin shtruar të qytetit tim ..
Filloj lozdroj me fëmijën e komshijes time …
Duke i bër dhurata me ëmbëlsira…
Eh kjo natë me endërrat e mia …
Që të sorrollat qosh më qosh …
Mesazhin që dërgove se kupëtova …
Por ,më përkund me ninullat e jetës … Se aty bej vënd!