Tuesday, November 26, 2024
BallinaVitrina e libritShpirti trazuar dhe gjethet e vjeshtës – Zenepe Luka

Shpirti trazuar dhe gjethet e vjeshtës – Zenepe Luka

Shpirti trazuar dhe gjethet e vjeshtës.

Hedh hapat dalë e ngadalë…
Në rrugicën e qytetit, ku kam le,
Lëmsh ndjenjash, dhimbjeje e mall,
Shpirt’ i trazuar, zgjohet dhe flet.

Eci, eci, në muzgun pa fund,
Se di, pse sonte,dua të rri vetëm,
Papritur, ndjej ‘trokitje”mbi sup,
Vjeshta lëshon, njëra pas tjetrës, gjethe

Çfarë duan dhe mërmërisin,këto gjethe,
Përse erdhen e pushojnë mbi supin tim,
Të jenë vallë, të nënës përkëdhelje,
Zëri saj i butë: “Erdhe, bijë”.

Po tre gjethe, në supin tjetër,
Pse rrinë bashkë,cfarë duan të thonë?
Mëndja më shkon tek tre vëllezërit,
Që, tmerrësisht, më mungojnë.

Ndal hapat një cast,
Mbaj vesh..një gurgullimë..
Kisha ardhur tek,Shkumbini i lashtë,
Në rrjedhën e tij, gjej. fëmininë.

Valët, zhurmshëm ikin, përmes gurësh,
Sokëllimë’ e tyre, më solli në vete,
Mes valësh iken dhe shpirti i trazuar,
Kurse unë,xitoj drejt turmës së njerëzave.

Rrugës, shkund supet, largoj kujtimet,
Therras fort:Ku jeni,miq të rinj dhe të vjetër,
Shtërngim duarsh e lumë përqafimesh,
Buzëqeshje pa fund,biseda per jetën…

Miqtë e mi,bashkë me këto vargje,
Nga shpirti, ju lë një amanet,
Njerëz të kësaj bote,të cfarëdo rrace,
Falni mirësi, dashuri në këtë jetë…

Jemi mysafirë,do të ikim një ditë ,
Jeta këputet, si gjethja e vjeshtës,
Të lëmë pas dashuri e mirësi
Pasuria më e vyer, për brezat…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Rexhep Shahu -Anija po mbytet