Friday, February 7, 2025
BallinaVitrina e libritFehmi Pireva-Ti mbi varkë në atë liqen

Fehmi Pireva-Ti mbi varkë në atë liqen

Ti mbi varkë në atë liqen

Tundet varka mbi liqen
Hija flokun ta valëvit,
Ah, sikur të isha ajo valë
Të të përkëdhel e të dremit.


Sytë e tu si dy liqene
Ngjyrë të kaltër, si ujë deti,
Jam në brigje s’mund të prek
A je nga Shkodra a Përmeti?


Një buzëqeshje për çudi
Liqeni i tërë në qetësi,
Si nuk përmbyset ajo varkë
Të të nxjerrë në atë thellësi.


E pastaj të jap pakëz frymë
Duke prekur tënden buzë,
Kam frikë, kam frikë mos të lëndojë
Se pas zgjimit kthehesh në muzë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT