Thursday, February 6, 2025
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Përsëri buzëqesh.

Korça Bibjana-Përsëri buzëqesh.

Përsëri buzëqesh.

Humbur rrudhosur
brënda vetes,
në këtë ëndërr kurthzënë,
përsëri buzëqesh.


Në honet e shpirtit
rrufe trishtimi godasin,
retë tërbohen,
shi lotësh lëshohen,
përsëri buzëqesh.


Shpirtit humbur,
buzëqeshjet fshihen..
Venash, ankthi e trishtimi
përsëri buzëqes

h.
Para pasqyrës gëlltis lot
E veten e lus të mbahem e fortë
mbajë në sy lotin e shpresës..
Dhëmbjen kapërdij e vetes i them :
përsëri buzëqesh.


Je ai shpirti liris..
mbrujtur shpresash e dashurish..
Përsëri buzëqesh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT