Friday, June 2, 2023
BallinaLajmeMoti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot pranveror gjatë ditës, por në mëngjes pritet të ketë ngrica. Temperaturat minimale pritet të ulen deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale gjatë ditës deri në 17 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Në disa zona kontinentale mëngjesi do të jetë me acar të lehtë, ndërsa dita pranverore në tërë rajonin. Temperaturat ditore do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius në zonat mesdhetare të Shqipërisë.

Edhe të hënën na pret mot stabil dhe relativisht i ngrohtë pranveror, megjithatë parashihet të ketë shtim të vranësirave.

Të martën fillimisht në Shqipëri priten reshje lokale, pastaj reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesë tjera të rajonit duke përfshirë vise të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta./METEOBALLKAN

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT