Thursday, November 21, 2024
BallinaSportAlma Jaku-GJYQE ENDRRE

Alma Jaku-GJYQE ENDRRE

GJYQE ENDRRE

U zgjova natën, dhe nuk e dija
Se çfarë ma prishi gjumin këtë natë,
Vegim i ëmbël në trup më vije,
Shtrojën e shtratit ma ndizje flakë


Si njëmijë fenere të ndrisnin sytë
Me gishtat prush më çikje në gushë
Si kurrë më puthje mbi buzë në pritë
Me frymë më digjje si dielli në gusht


Kur bota fle mbi gjyqe pa emra
Të vij përmbi gji si dallëndyshe
Këmbët s’më çojnë ku s’më do zemra
As ëndrra s’mund të bëjë ndryshe!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT