Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritQazim Berisha-KU JEMI NGA PO SHKOJMË

Qazim Berisha-KU JEMI NGA PO SHKOJMË

KU JEMI NGA PO SHKOJMË

Vallë
nga jemi nisur
nga po shkojmë
a me shpifje
dhe gënjeshtra
kështu atdheun nderojmë.
2.
Një zë
sikur del nga nëntoka
dëshmorët
na qortojnë
as në varr
nuk po na lini
të flejmë të qetë.
3.
Çfarë u bë kështu
me këtë racë tonën
çfarë po mendojmë
e çfarë po thojmë
pse pranverën
po e vrasim
me dorën tonë
djallëzisht
e paskemi dashur
lirinë e atdheut tonë.
4.
Sot dëgjojmë shpifje
gënjeshtra e ligështi
shohim rrahagjoksa
të paskrupulltë
e batakçi
kështu nuk ecët përpara
kështu nuk e meriton
kjo tokë jona
e larë me gjakun
e dëshmorëve tanë.
5.
Ndaluni
prekne kokën
shërbim kujt po i bëjmë
kështu po e do armiku
armiku ynë shekullor.
6.
Mos harroni
mallkimi do të bie
mbi ata bastardë
që kanë ngre kokë
ata që nuk bënë asgjë
për lirinë e Kosovës
e tash po hapin plagë.
7
Turpi i mbuloftë
plangëprishësit
dhe gjithë ata
që ndezin zjarr
mundohen ta ndajnë
popullin e përvuajtur
Në patriotë dhe tradhtarë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT