Wednesday, April 24, 2024
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Melodi malli

Korça Bibjana-Melodi malli

Melodi malli

Kridhem në heshtje drithëruese,
gishtat prekin butësisht
tavolinën dhe nyjet e lakimit.
Një hardhi aty pranë,
I buzëqesh aforizmave…


Një çast harrova heshtjen.
Një lule në shkëmb,
Ngjitet në udhën mes yjeve të largët


Lehtazi zëri im bie
në një boshllek malli,
Që jehon si një melodi,
e i jep kuptim të vertetës,
si mjalti, si nektari,…
…èshtë malli..


Mendimet e mia
Rrugëtojnë drejt agimit,
duke u endur mes dëshirave të dlira.
Dashuria e flaktë
pompon venave me krahë fluturash,
duke lënë gjurmë përjetesie…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT