Ne moshen e arte te rinise,
mendimet doja ti skalisja ne vargje,
e ti ruaja me fanatizem ne kaseten time,
se i ishin dedikuar dashnise molles ndalume te kohes.
Atje ne digen e shtodrit ku ndertoja,
enderrat rinore buronin nga zemra,
pasi perpeliteshin ne pluhurin e ndertimit,
te shoqeruara nga hungerimat e makinerise
.
Ne,ndertuesit e asaj kohe,enderronim.
E masnim jeten,me metrin tone,
Jetonim,mes thirrjeve per heroizem,
keto ishin vlerat,mizurat e kohes qe jetonim.
Si te ri,kishim dhe ne enderrat tona,
te mrujtura me djersen e punes,
çiltersia jone, u jepte jete
bukuria rinore ,u jepte zemren e saje.
Kohe, sakrificash,kanunesh,mentalitetesh,
barrierash te pa numurta.
Rinia vazhdonte rrugen e saje
si atletja e kohes ,ne100 m.me pengesa.
Rini e djegur,e shkrrumuar nga mentaliteti,
e lodhur nga pengesat e kontrollet,
nga idealet per te bere ideal,
nga shpata e varur mbi koke.
E rinia vazhdonte
enderrat e saj te mrujtura
me pluhurin e djersen,
konglomerati i pa ndare i kohes.
Rini qe çante me forcen e strrallit.
Ishin vargje te thjeshta ,si vet ne,
vargje te kristalta ,si vet rinia
mbanin brenda enderra te çiltera,
si çiltersia e moshes.
Momente te embela,te hidhura si vete jeta.
e ne thellesi, prrushin ,
thengjijte qe digjeshin
e ndriçonin agimin rinor
qe nga horizonti afrohej.
Per ta gezuar ju rini,
e koherave te reja.
Tek ne mbesin kujtimet
ne kasetat e vjetra.
Ku ruhen enderrat,gezimet
hidherimet ne konglomeratin njerezor.