E MAHNITSHME KJO DITË
Ëngjëllore dhe sot kjo ditë,
bie shi, prap diçka shndritë.
Se di në janë veç energjitë,
o engjëjt n’tokë kanë zbritë?
E shijoj kët çast n’fluturim,
si melhem për shpirtin tim.
Mrekullia e qiellit ka zbritë,
E mahnitshme sot kjo ditë.
Rrezja e diellit i shpon retë,
puthjen tokës ja rrëmbenë.
Aroma e tokës nga çdo anë, përqafonë degë dhe rrënjë.
Më pas një flladë i lehtë,
largon si magji shiun krejtë.
Magjitë universi ka zbritë.
E mahnitshme sot kjo ditë.