Fshati turistik – Belle
Shtrihet në veriperëndim të Deçanit , gjashtë kilometra mbi Manastirin e Deçanit. Një fshat turistik i shtrirë në brigjet e Bjeshkës së Belles, një antikitet i veçantë duke përfshirë; kulla, mullinjë, kishëza, kala dhe shumë karakteristika të tjera mitike e idilike, të gjitha këto e bëjnë Bellenë një atraksion për t’u vizituar nga turistët!
Në Belle mund të shijoni gjithqka shqiptare, që nga historia, kultura, tradita, zakonet, mënyra e jetës e deri tek gatimet tradicionale!
Tani, aty pranë gjendet edhe resorti mikpritës i gatshëm për pushim dhe relaksim!
Vizitojeni Bellenë për më shumë kënaqësi!



