Thursday, April 25, 2024
BallinaLajmeStuhi shiu, breshër e bubullima sot në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni

Stuhi shiu, breshër e bubullima sot në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni

Sot në Kosovë parashihet të kemi mot të ndryshuar, kryesisht të paqëndrueshëm. Pas diellit të mëngjesit pritet shtim i vranësirave. Vranësira parashihen të sjellin rrebeshe shiu me bubullima pothuajse në të gjithë vendin. Po ashtu pritet të ketë zhvillime të stuhishme dhe breshër. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 16 deri në 21 °C.

Edhe në Shqipëri pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 24 °C.

Në Maqedoni gjatë paradites do të mbajë mot me diell dhe ngrohtë e vranësira të ulëta deri mesatare, nga mesdita pritet mot jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë e më intensive në formë stuhie afatshkurtër të shoqëruar edhe më breshër.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT