Pas fitimit të titullit në mënyrë epike, Bayern Munich shkarkoi Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç nga rolet e tyre drejtuese.
Duket se ish-portieri nuk e ka pritur mirë këtë vendim, edhe pse kjo gjë diskutohej prej javësh.
Me anë të një interviste, Kahn u shpreh: Plani im ishte të shkoja në Këln dhe sigurisht të festoja titullin me skuadrën, por ma ndaluan”, duke mos dhënë më shumë detaje.
Nga ana tjetër, Bajerni e ka zëvendësuar Kahn me Jan-Kristian Dresen, ndërsa për rolin e Brazos, bordi është duke vendosur për një drejtues të ri.
FC Bayern Aufsichtsrat: Trennung von Oliver Kahn und Hasan Salihamidžić – Jan-Christian Dreesen neuer Vorstandsvorsitzender
.