Si të marr një vendim
Si të marr një fjalë shpirti
Si ta marr një përkëdhelje?
Kur të vete ta kërkojë
Do të mbledh ca lule dele
Ku të vete se skam forcë
Si ta marr një fjalë të zjarrtë
Ku problemet më janë shtuar
Ku kurbeti më thinj krejt.
Kur fëmijët më janë larguar
Si ta marr atë dëshirë
Dëshira që më është shtuar .
Të vete në vëndin tim
Të vete për të jetuar
Këtë dritë e kam të shuar
Ah, kjo udhë kaq e gjatë
Me ca pranga të çelikta.
Ëndrrën-o e marr me vete
Nip e mbesë më kanë bllokuar
Të fsheh brengë e të fsheh lotë
Që më zgjojnë fëmijërinë
Atje ku linda u rrita
Atje ku linda fëmijët
Ah, kjo natë në mes të ditës!
Ku dhe diellin e fsheh reja
I flas yllit rrëzëllitës
Flas me vete nëpër vite