Monday, December 23, 2024
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-..... " Një dedikim i premtuar ndër vite...!!!"

Pirro Minella Millona-….. ” Një dedikim i premtuar ndër vite…!!!”

” Një dedikim i premtuar ndër vite…!!!”

….. Dërgova përshëndetjet e mëngjezit miqve të mi si edhe mikeshave me emrin Klara.

Automatikisht përshëndetja ju përcoll edhe Klara…..

Më tërhoqi vëmëndjen një profil i njohur dikur për mua.

Pas pak erdhi falenderimi nga Zonja në fjalë.

Nga kurioziteti hyj në profilin e saj. Tepër i njohur për mua.

Në mesenxher zhvendosa më lart komunikimin me të.

Gërmova në skicat e papërfunduara dhe e gjeta komunikimin tim që daton 18 Nëntor 2019.

Ja dërgova mikes time duke i thënë:

-Bashkëbisedimi ynë!! Rreth 4 vjet dhe befas më humbe.

Përgjigja e saj erdhi menjëherë:

-Ja, që më gjete prapë.

-Punova rreth dy orë që e sistemova në këtë formë

“Mund të jetë një bashkëbisedim ndër vite”, si thua e pranon ta mbaroj sistemimin dhe ta postoj. Sa komunikim të bukur Mike, më bëri përshtypje e shijova shumë…

U ktheva atë datë 18 Nëntor 2019….

-Po vëzhgoj profilin tuaj mikja ime..!!

-Dhe? Do më shkruash edhe mua ndonjë poezi, miku im Poet?

-Më mirë mos të kisha hyrë ndesha një harmoni të përsosur e fytyrës ku komandojnë sytë e tu shprehës.

-I drejtë konkluzioni juaj është i saktë qëndron Poet.

-Nuk e di siqerisht më befasuat, më befason thjeshtësia juaj, Ju artiste jeni. Siç duket Perendia atë natë ka shijuar Krap Shiroke dhe e ka shuar etjen me verë.

Nga bukuri pasionante në bukuri Mbretërore.

Nuk e di a keni hyrë në profilin tim ka skica të bukura jetësore të përjetuara.

-Jo, Unë nuk jam artiste. Jam një grua e thjeshtë dhe përpiqem të bëj shumë të mira në jetën e përditshme.

-Kudo më shoqëron sytë e një Zonje Fisnike.

Ju faleminderit që jeni në miqësinë time dhe u dashka nata e djeshme të zbuloj që jeni Thesar i paçmuar.

-Merrem me art, pikturoj dhe zbukuroj çdo gjë që më bie në dorë, miku im Poet..

-Sigurisht nuk do të ndodhte ndryshe, kur thashë artiste e përcaktova saktë karakterin tuaj dhe personalitetin.

Më befasove mbase një skice e meriton nga unë për Ju.

-Kam lexuar shkrimet tuaja….më pëlqejnë. Shkruan thjesht dhe bukur.

-Zakonisht diamantet janë të fshehur dhe rastësia i nnxjerr në dritën e diellit të shkëlqejnë. Më thonë pse nuk i kthen në tregime se kanë fabula të bukura. Nuk dua se skica është “Bio” kurse tregimi do të mbushet me trillime pra me “gënjeshtra” të bardha.

Por ja qershia mbi torte keni emrin shumë të bukur dhe të thjeshtë të shqiptuar me tërë kapacitetin e gojës KLARA.

Shqiptohet edhe me bukurinë e shpirtit “KLARA..”

-Po edhe mua më pëlqen shumë emri im, aq më tepër për kuptimin që ka…”Qartësi, kthjelltësi”

-Si sytë e tu. Ju në Tiranë banoni??

Jua them që të mos të ndeshem me Ju, mbase vetëm tju kundroj nga larg kur te kaloni si një “komete” .

Më fal se është mëngjes dhe keni dhe probleme të tjera.

-Jo, më pëlqeu ky bashkëbisedim që në mëngjes….çdo njeri ka nevojë për komplimente e për fjalë të mira. Jo,une jam larg…por vij shpesh në Shqipërinë time të dashur.

-Mandje po jua dhuroj me rezerva. Nuk e di si ju vlerësojnë, por unë ju jap maksimumin dhe përsëri po e theksoj më shumë pasi pashë profilin tuaj ishte thjeshtësia juaj KLara.

Mund tju kërkoj diçka. Besoj do të marr guximin dhe me ndihmën tuaj e thurr jua postoj juve këtu dhe pastaj me korrigjimet tuaja kam të drejte ta postoj në profilin tim.

Mendoj besoj do të jetë tepër e ndjerë do të përçoj diçka nga shpirti im.

-Ta shoh përpara unë, mundet? Ka kohë që s,më kanë dedikuar një shkrim, apo poezi..Dikur më dedikonin shumë…

-Me gjithe qejf po sigurisht ju do të jepni aprovimin unë jam i thjeshtë, por tek skicat e mia ka diçka nga shpirti im i ndjeshëm. Klara të uroj “Ditë të këndshme dhe siqerisht më vjen mirë që reaguat Ju, që unë hapa sytë të vlerësoj këtë Thesar”….

….Sa komunikim njerëzor dhe i bukur sot i shprehur pas afro katër viteve….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT