ATHTUAR
E luspët dita,
Gjysmëtrup jam jashtë
Gjymtuar mendimesh
Marr njëmijë udhë
Të shkoj
Engledisem pa shkak
Të mos i kthehem
Brendisë
Turbullirat marrin revan
Natën të më ndjellin
Turravrap
Bën ftohtë
Në brendinë time
Ndez zjarret e shpirtit
E kurmi i saj
Pret të piqet lotësh
Athtuar mollësh
E kumbullash
Aromë
Udhësh pa kthim