Saturday, April 20, 2024
BallinaSportZyrtare: Florent Hasani fiton “Këpucën e Artë” në Shqipëri

Zyrtare: Florent Hasani fiton “Këpucën e Artë” në Shqipëri

Florent Hasani fiton “Këpucën e Artë” të këtij edicioni në Superiore, duke u shpallur golashënuesi më i mirë me 16 gola.

26-vjeçari nga Vushtrria e Kosovës, që u bashkua në fillim të këtij sezoni me bardheblutë e Shehit, spikati këtë kampionat, duke u kthyer një pikë referimi në sulmin e Tiranës.

Pas Hasanit në listën e golashënuesve u rendit Viktor Da Silva i Partizanit me 13 gola dhe braziliani i Erzenit Nonato me 12 gola, teksa vihet re qartë se numri i golave të shënuar nga sulmuesit e huaj ka qenë i konsiderushëm.

LISTA E GOLASHËNUESVE:

Hasani – 16 gola

Da Silva – 13 gola

Nonato – 12 gola

Duamena – 11 gola

Guindo – 11 gola

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT