Vjen ti a nuk vjen.
Vjen ti a nuk vjen unë vijë
Tërheq ngadalë këmbët
Trupin e lodhur të rraskapitur zvarrisë
Këtu të kam brënda në zemër.
Të flas ç’do ditë e ç’do natë
Dëgjoj të qarat e tua s’i fëmijë
Jetoj me ti, me gëzimin e largët
Me dashurinë e futur në damarët e mi.
Birë! afër s’të kam por unë të përqafoj e
të ledhatoj
Si atëherë kur të kisha në gji
Me dy duart e vogla mbaje gjirin fortë
Ku pije e më shikoje drejt në sy.
Ja tek të përkëdhel fytyrën e lëmuar
Fotografitë e tua, flokët, duartë
Natën të kërkoj gjurmët e tua
Barin, lulet ku ke prekur e kaluar
Mbledh vesën e freskët në grushta
I marrë erën dhe dëgjoj ninullat
Malli i zemrës qëndron lot në sy
Bir! Vjenë ti nuk vjen, unë vijë tek ti.