Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Gjallë a vdekur!

Teuta Beqari Osmani-Gjallë a vdekur!

Gjallë a vdekur!

Për mua Pranvera ka ardhur
tani që po i mbaj aromë barit të kositur
Luleve, që mbas shiut rjgjallërohen
Zogjve që të qetë sodisin gjelbërimin
Duke pritur Diellin të flakëroj
në hojet e tokës së plasaritur!


Për mua tani ka ardhur Pranvera
E pse Pranverë e kam shpirtin
Sa herë ka duruar furtunë e erëra
E sa herë moti i vranët e i mbyllur!


Unë e di këtë që shpesh jam në vetmi
Por vetëm kam qenë kur më erdhe përballë ti
E që atë ditë sytë e mija gjelbëronin si kristal
E kur atëherë prishej moti, ëndrrat i mbylla n’sirtar!


Ti (nuk) e di!
Unë fillova të zgjohesha me mendimin tënd
Me shikimin dhe prekjen tënde në gjumin tim
E atëherë, unë vura kapitull si një jetë
Që është zgjim i orëve të Agimit, o Dielli!


Unë tani po e ndjej dhe zbutem tepër e më tepër
Ashtu sikur dëgjoj rrekerat e mbledhura nga shirat
E ngjyrat e jetës që në të vërtet më bëjnë të shikoj
Nusërinë time kur ëndërroja mbi pupla!


Unë tani po ndjehen më shumë se kurrë
E nga të qarat me dënesë me ditë të tëra
Sepse, të ndoqa kur me the kujdes, më ndiq
rrugës që kur erdhë tek mua, me ndjenja!


E unë vërtetë të ndjej në çdo hap si hënë
Sa herë ti perëndon e unë kthehem mes errësirës
E ku nata duhet se ka një hile me hijet vënë
E unë lutem që të të shoh përtej agimit!

E ndjej mungesën e dritës tënde
E tani që orët zgjasin ditët…
E ditët pa ty e megjithëse është Pranverë
E Vera me duket një stinë e zymtë!


E ndjej fuqishëm mungesën e dritës
Që më dhe për të pasur dritë gjithë jetën
E unë gjithë jetën të prita për të të thënë
“Oh i dashur mos më lerë vetëm, gjallë as vdekur”!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT