Tuesday, October 22, 2024
BallinaVitrina e libritLola Shehi-NÈ VENDLINDJE

Lola Shehi-NÈ VENDLINDJE

NÈ VENDLINDJE

O fushë plot dritë të gjelbëruar
Kam lënë ca ëndrra këtu tek ti,
Kam qeshur, qarë dhe vrapuar,
Si zog shtegtar vij përsëri!


E ëmbla ime si vashë e bukur,
U ktheva prapë, ndjhem fëmi,
Nuk të kujtohet ajo flutur,
Mes shkurresh çelur ndën ullij…?!


Vite më parë e veshën nuse,
Lulet i morën prej gjoksit tënd;
Lotët që derdhi çelën burbuqe,
Si s’të kujtohem, si s’më mban mënd!


Kujtimesh shkundu vendlindja ime
Dil! Priti bijtë se kanë mall
Buzët zhuritur prej largësive
Djegur mallit, je dhe Ti vallë?


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT