Tuesday, March 19, 2024
BallinaVitrina e libritNeviana Shehi-DITË ME SHI

Neviana Shehi-DITË ME SHI

DITË ME SHI

Gjysma e kësaj luleje
është mbrëmja ime e djeshme
dhe liqeni që u mbush mbas një shiu në verë.
Ne kishim udhëtuar nëpër një udhë
të tatëpjetë zambakësh
fill mbasi qielli ish qetësuar dhe ajrin
e kishin përmbytur aromat e tyre.
Unë ende përtypja një shije të njelmët mesditash në gojë
kur kjo perlë uji u duk para meje,
e butë e pambuktë dhe kaq e pakapshme
si shirat që mbledh në fundstinë oqeani,
një peisazh si i ardhur nga përtej vdekja
mu ul para sysh
zëra te kadifenjtë, zana prej ajri dhe një pëllumb si fëmijë,
në vend të krahëve ish bërë prej petalesh
Zonjë, më këshilloi vetvetja
Largojuni nga habija
Gjërat magjike këtu
mund të ndodhin vetëm në një çast të vetëm
dhe në një ditë me shi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT