S’BËHESHA DOT NDRYSHE
Mërzitjen tek ty, s’e kam vënë re asnjëherë,
e nga sytë, si digë e hapur të të shpërthen inati,
mërzitja në fytyrën e ëmbël, s’u dallua, veç
të ndjeva buzëqeshjen si lumi që del nga shtrati.
Të desha buzëqeshjen,
çdo gjë të mirë që t’i kishe,
t’a doja, t’a doja, se ky jam unë,
dhe s’doja të bëhesha dot ndryshe.