Thursday, November 21, 2024
BallinaNatyraNjë “liqen lulesh” në zemër të Shqipërisë

Një “liqen lulesh” në zemër të Shqipërisë

Liqeni i Degës, është një ndër liqenet më të bukur në Dumre, i njohur ndryshe edhe si “Liqeni i luleve”.

Ai shtrihet pranë fshatit Fierzë, në pllajën e Dumresë, në Elbasan, në lartësinë rreth 160 m mbi nivelin e detit.

Me pamjen e mrekullueshme që ofron, ai është kthyer në një prej atraksioneve të shumta të zonës së Dumresë.

Liqeni i Degës, klasifikohet si liqen karstik, me formë tepër të zgjatur. Është ndër liqenet më të bukur në grupin e atyre të Dumresë të formuar nën veprimin e karstit në gjipse nga bashkimi i disa hinkave karstike të mbushura me ujë, si pasojë e bllokimit me materiale të patretshme dhe të papërshkueshme të kanaleve nënëtokësore karstike.

Ky liqen formon një ekosistem të veçantë liqenor me botë të gjallë të pasur. /atsh/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT