NDALNI ,MOS VINI DORË
Mbërthyem fort, kthetrave t’dashnisë
çka nuk provova
Kaiherë sikur rilinda sërisht ,se u rinova
Krah andrrash jeremis
Qiejt dashurueme pushtova
Ndodhi edhe stinët ngatrrova,
Mes gushtit dimnova
Akull ngriva ,flokê bore trupit, ftoht fjollova
Prej dashnisë vedin se mbajta dot …
Bashk me bylbylat pranverave,
Gemash t ‘gjethuem kndova , sylot
E padurimit,diten e thirra pa zbardh mirê
Frigueme e vetme, shtratit n’ errsinë
Mandej, krejt paprit m ‘vinte afshi i tij
Si melhem m’futej n’dej
M’shtrêngonte mallshëm ngrykë
Un e lumnuemja tek shtriqja shpirtin lulnajash ,
S’i mbaja dot trupit dallditë…⁸
E kur nata, shtrinte veladonin e zi
Rehatuem poltronit diku n ‘qosh t’ dhomës
T’etan yjet mblidheshin njaty
Sy e veshë, dritonin meje rrebesh
Ah qiellort dashnorë
Si m’ ledhatojshin tinëz me dorë
Gishtat hanore, ngatrronin krelave t ‘mij
Si kulpnaj lidhun meje, si me ken tue ba dashni…
Oh ç’kllapi kenkësh kjo
Ç’ e shpirtit zallamahi
Ndalni bre, mos vini dorë
Se ,n’andrra kjofsha e syçelë
Besatuem zemres, kam.dham besë
Kyt ndjenjë mos me lan me u velë
Mos me pre n’ besë
As diten kur t’vdes !