~FRYMË~
Fragment nga romani në vijim.
Ajo kish vdekur për së gjalli!
Sharpa e lagur nga shiu i lotëve i mbështillej qafës së hollë e të bardhë, si gjarpër uji, deri në mbytje. Valë trishtimi ngriheshin si gojë krokodilash ngrënë pjesë zemre.
Mbytej pak nga pak, sytë po i dilnin nga zgavrat si të përcëlloheshin prej zjaresh të brendshëm.
Arithmia e zemrës ishte rritur aq sa dëgjohej si patkoj kuajsh mbi kalldrëm.
Si një copë gur që shkëputet prej shkëmbi e bie mbi urë të rrënuar, erdhi lajmi i papritur për ndarje pas pesë vitesh bashkëjetesë.
Ai e donte si i çmendur, ajo merte frymë nga fryma e tij. Pinte në kupën e gëzimit të tij e jetonte brenda qënieje së tij si një.
Përputheshin mendimet e ndjenjat deri në shpirt të qelizash e neuronesh.
Avra e saj, shkëlqente nga tejmbushja e frekencës së serpaninit ( hormon i lumturisë) e njerëzit përflisnin për efektin e dashurisë mbi të.
Ai shikim rrënqethës, miklues, sot kish fikur dritë.
Nuk kish hyrë asnjë mes tyre, as dashuria e tyre e brendshme nuk vdiq plotësisht.
Ashtu, papritur,.. Ai ndieu, krijuesin ti fliste brenda vetes. Ndjeu ti përcillte mesazh.
Ndjeu ti detyrohej për sa kish aritur e jetuar.
Ndjeu ti mbushej një boshllëk për fëmijërinë e pajetuar.
Ishte vendim përfundimtar e i pakthyeshëm.
Do ti përkushtohej, terrësisht atij.
Ndërsa Luiza, do të kthehej në mike të thjeshtë e të mirë. Ajo që dikur e pati dashuruar.
Ai, vdiq, vdiq,..
Po, po, për të do të vdiste si dashnor .
Jetën e tij të mbetur do t’ ja dhuronte atit të madhërishëm.
Luiza ecte zbathur për gjatë bregut atë mbrëmje duke ndier ujin të formohej në copa akulli.
Akuj që thernin deri në palcë, deri në eshk, deri në zemër.
Cili ujë mori me vete betimet e tij, se do të duheshin deri në përjetësi?
Betimin, se askush nuk do të hynte në mes tyre?!
Se do të martoheshin e ajo do ta mbante si dritën në sy,..
Nata, pak nga pak shtronte mëndafshin e zi qëndisur me yje të argjendtë.Vetëm, ylli i saj kurkund për habi.
Ëndrat me hapa therrës metali, udhëtonin galakikës së boshit.
Në bisedën e një dite më parë, ai e kishte siguruar se ishte e re, kishte kohë për të jetuar jetën.
Ndërsa Luizën një tinë e tërhiqte nga brenda e ndihej të zhytej thellë e më thellë vetmisë së saj.
Pyetur veten,..si nuk e kish kuptuar më parë gjendjen e tij emocionale?
Mbase, do të mundej të kishte më shumë kujtime të bukura prej tij që do të shoqëronin në copëzën e jetës së mbetur.
Atëherë,..kishte kuptuar sa e shkurtër është jeta.
Sa shumë ishte vonuar, humbur çaste intime.
Dhënë rëndësi ritmit ditor, rënë në një dinamizëm të çmendur deri në kyçje.
Iriqët e detit i hynin thellë në këmbë por ajo nuk ndiente dhimbje.
Ngjante me statujën e gjetur në det si pasojë termeti.
Fustani i saj i kaltër sekondë pas sekonde, bëhej një me detin.
Pyetjet retorike e godisnin si çekan mbi kokë,..
Si i shkau prej duarsh ai, dashuria më e madhe e jetës?
Si mund të jetonte pa të?
Barazuar dhimbien me thellësinë e detit ishe bërë një me nivelin e tij.
Nga larg, si nëpër mjergull dallohej një anije e bardhë.
Sytë, ju mbyllën paqësisht, lundruar pa ndjenja mbi një copë bukëpshku të stërgjatë.
Si Zoti, ta kishte nisur për të.
Uji filloi ti zbrazej prej tibanos së veshit nën një shikim të turbullt një perëndi kish ardhur enkas për të.
Zë i njohur i fliste,..
Mos kij frikë, unë do të jem gjithmonë pranë teje.