Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritBesim Elezi-I dua..

Besim Elezi-I dua..

I dua..

Të gjitha femrat unë i dua..
Që jetës sime i frymuan jetë
Çdo emër ngjan me një krua
Ku nginjem e çlodhem i qetë!


Ua di çfarë fshehin kur flasin
Dhe kur flasin në heshtje, ua di
Dhe lotët kur qiellin e zbrazin
E detin e mbushin me siguri!


Dhe ai sy, që para se të qesh
Pikuar si rreze në lulesa bliri
Ato puthje, lëndinë mes nesh
Më mbajnë të ndezur si qiriri!

Dhe atë nurin që u bie, o zot!
Kur natën vonë gjumi i mund
Bëj ta prek, por s’mundem dot
Kthehet në djep e botën tund!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT