TI JE VEPËR PERENDIE
Si një hënë e ndezur, kreh flokët me kujdes,
Një buzëqeshje e fshehur sjell ndriçim në fytyrë, kur shihesh në pasqyrë.
Fytyren kthen kah qielli, si pritës i diellit,
Dielliit i rrëfen buzëqeshjen, aq shpesh sa buzëqesh.
Zëri yt këndon me liri dhe kënaqësi në brendësi,
Ndërsa lë fatin të ndikojë vetëm në pjesën e tij.
Në heshtje, ke mbajtur vuajtjet e tua,
Pluhuri i tyre ka mbushur ditët e tua,
Historia jote e fshehur është si një lak brenda teje,
Ndërsa fryma jote, ndonjëherë, mbetet e paqartë.
Jeta jote rrotullohet në brymën e një çasti,
Ndërsa dielli shkëlqen dhe shuhet me ndryshimin e sekondave.
Ende s’të kam treguar…
As s’doja të lëndoj kujtimet e rinisë tënde,
As s’doja të ndjesh se je harruar.