Duke se humbja e Kosovës nga Bjellorusia me rezultat 2-1 mund t’i kushtojë me shkarkim trajneri Alain Giresse.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi kishte deklaruar se qëllimi i Kosovës është kualifikimi në Kampionatin Evropian dhe se në të kundërtën, trajneri duhet të mbaj përgjegjësi.
Me humbjen nga Bjellorusia, Kosova i ka humbur pothuajse të gjitha gjasat për kualifikim, andaj KosovaPress mëson se drejtuesit e FFK-së do të diskutojnë sot për të ardhmen e Alain Giresse./KP