Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-."Në Portën e hershme nuk do të mungojnë ëndrrat,... u...

Piro Millona Minella-.”Në Portën e hershme nuk do të mungojnë ëndrrat,… u gdhëndën nga zemrat e nxehta, por është harruar trokitja e lehte…!!!”

.”Në Portën e hershme nuk do të mungojnë ëndrrat,… u gdhëndën nga zemrat e nxehta, por është harruar trokitja e lehte…!!!”

….Dryni i rende ka mbyllur menteshat e portës së hershme ne fund te rruges, te lagjes “Kala”

Sa here kaloj kthej koken, nuk degjoj trokitjen e lehte, mungon ajo qe ulur ne pragun e portes priste….

Priste e priste, qe dikush te trokase, ta hape duke renkuar menteshat e vjetra, te hyje brenda dhe ajo te ngrihet shpejt dhe marre si dhurate trendafilin e kuq, te vraponte drejt tij dhe ti hidhej ne qafe.

Ehhh, asnjehere nuk harronte ai qe kur kalonte tek ajo porte e hershme i dhuronte lule vajzes se bukur, per ta bere te tijen. E pra ai trendafil i kuq ishte sinjali i tyre.

Por sot nuk eshte vajza, qe ti hape porten pas trokitjes se lehte, por mungon edhe djali te trokase, ku jane valle te dy ata sot???!!

As trendafili i kuq mungon, qe simbolizonte pranveren vete.

Kane kaluar shume dimra me suferine, neper ate rrugice dhe jane perplasur ne Porten e hershme.

Koha nuk pret, iken pa e kthyer koken prapa dhe vitet me kalimin e kohes kane zevendesuar njeri tjetrin.

Ne Porten e hershme jane gdhendur vetem kujtimet e tyre.

Nje dite fillim vjeshte vajza u fejua, ate dite djali erdhi per here te fundit para Portes te hershme trokiti, por askush nuk e hapi Porten.

Djaloshi iku, shume larg iku, me nje barre zemerimi me vete.

Ate dite gjeti shume lote pikellimi ne pragun e Portes se hershme, u terhoq ngadale dhe la edhe ai lotet e pikellimit, trendafili i kuq eshte thare.

Ne te dy cepat e Portes se hershme te vetmuar perhere mbeten emrat e tyre te gdhendur.

Dhe sot ato emra te gdhendur per dy zemra, qe nuk qeshen, edhe pse u deshen aq shume,.

Do te mungojne perhere trokitjet e lehta, por endrrat vazhdojne te jene aty, qe u gdhenden ne zemrat e percelluara nga dashuria e pa konkretizuar.

…..A thua do te vije nje dite pranvere si sot, qe dikush do te trokase serish ne Porten e hershme, duke sheruar mallin e patretur ate plage te vjeter, ti risjelle gjallerine Portes se hershme….??

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT