MENDIME
Udhës së gjinkallave
Mendime të ndezuna
Djegin
Ranishtë rrëshqasin
Brigjeve të shpirtit
Që ethshëm
Kërkon valën
Bashkë me të
Të mbytet
Në kryq të qiellit
Sytë e diellit
Po shkëlqejnë ninzash
Tek shohin
Gjinjtë e ditës
Që po ndizet
Flakë..
Ndërsa
Unë rrokomisem
Rreshqanthi vetes
Të eci drejt tyre.